Google ADS

Krasniqi ironizon me Kurtin: ‘Leciplociteti, leciplociteti… Cili leciplocitet, ku?’

09:35 | 7 Qershor 2020
L G

Njohësi i çështjeve politike në vend, njëherësh edhe profesor universitar, Milazim Krasniqi, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, lidhur me heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Krasniqi ka lënë të kuptohet se ka mirëpritur këtë vendim, duke treguar me anë të një shkrimi të gjatë në rrjetin social Facebook, se Kosova nuk është e barabartë me Serbinë në asnjë segment, gjë që nuk e lë të funksionojë reciprociteti i vendosur nga ish-Qeveria Kurti dhe se një gjë e tillë nuk është asgjë tjetër përveçse një manipulim dhe një gjë e pazbatueshme.

Madje me këtë të fundit ai ka ironizuar me gjuhën që fliste ish-kreu i Qeverisë, i cili ka akuzuar politikanët e Kosovës për sjellje të buta ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke ironizuar me ta se sa herë që ju kërkohet diçka bëjnë ‘Amelika Amelika’.Të njëjtin diskurs ka përdorur edhe profesor Krasniqi në shkrimin e tij ku shkruante ‘Leciplociteti-leciplociteti’, ku tutje shtroi pyetjen se për cilin reciprocitet e kishte fjalën Kurti.

Madje, ai tutje ka renditur faktet se pse Kosova, e cila ekziston falë prezencës ushtarake të NATO’s, asnjëherë nuk mund të vë reciprocitet ndaj një shteti sovran siç është Serbia, që i është pranuar trashëgimia dhe kontinuiteti i ish-Jugosllavisë.“Leciplociteti, leciplociteti… Cili leciplocitet, ku? Kosova nuk është e barabaratë me Serbinë në asnjë segment.

Kosova është nën rezolutën 1244 të K.S. të OKB-së, ndërsa Serbia është shtet sovran, të cilit i është pranuar trashëgimia dhe kontinuiteti shtetëror i ish Jugosllavisë. E dyta, fuqia ekonomike, demografike, ushtarake e Serbisë është në shpërpjestim të madh me atë të Kosovës, gjë që nuk mundëson reciprocitet në asnjë fushë. Kosova ekziston e lirë vetëm falë prezencës ushtarake të NATO-s.

E treta, Serbia ka kapacitete të bllokimit të Kosovës në çdo fushë, ndërsa Kosova nuk ka kapacitete të bllokimit të Serbisë në asnjë fushë”, janë disa ndër faktet e renditura nga Krasniqi në postimin e tij.Postimi i plotë:“Leciplociteti, leciplociteti… Cili leciplocitet, ku? Kosova nuk është e barabaratë me Serbinë në asnjë segment. Kosova është nën rezolutën 1244 të K.S. të OKB-së, ndërsa Serbia është shtet sovran, të cilit i është pranuar trashëgimia dhe kontinuiteti shtetëror i ish Jugosllavisë. E dyta, fuqia ekonomike, demografike, ushtarake e Serbisë është në shpërpjestim të madh me atë të Kosovës, gjë që nuk mundëson reciprocitet në asnjë fushë.

Kosova ekziston e lirë vetëm falë prezencës ushtarake të NATO-s. E treta, Serbia ka kapacitete të bllokimit të Kosovës në çdo fushë, ndërsa Kosova nuk ka kapacitete të bllokimit të Serbisë në asnjë fushë”, janë disa ndër faktet e renditura nga Krasniqi në postimin e tij.Përveç në tregimin e përrallave pseudopartiotike, ku jemi më të fortë se sa Serbia dhe Rusia bashkë. (Bashkëngjitur gjeni tre postime të miat për reciprocitetin, të datës 8 shkurt 2020, që dëshmojnë qëndrim të njëjtë.)

Duke iu përmbajtur qëndrimit për 100 ditët, po skicoj shkurt problemin e reciprocitetit: 1. Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet. Nëse zbatohet reciprociteti, Kosova duhet të deklarojë se nuk e njeh Serbinë si shtet dhe të sillet konform një qëndrimi të tillë. 2. Serbia arreston shqiptarë shpesh. Reciprocitet do të ishte arrestimi me sistemin “një me një.” 3. Serbia eksporton mallra në vlerë reth 500 milionë në tregun tonë.

Reciprocitet është nëse i kërkohet Serbisë ta ulë esportin në vlerat sa hyjnë mallrat e Kosovës në Serbi. 4. Nxënësit serbë në Kosovë mësojnë me programe të Serbisë. Reciprocitet është nëse kushtëzohet që nxënësit e Luginës të mësojë me librat e Kosovës. 5. Zyrtatë serbë vijnë në Kosovë për festa fetare turlifare. Reciprocitet është nëse zyrtarët tanë shkojnë në Luginë për Bajram.

Nëse reciprociteti kuptohet e zbatohet qishtu, është në rregull. Ama jo si gjethe fiku për ta fshehur heqjen e taksës. (8 shkurt 2020)Reciprociteti nënkupton një raport fizikisht simetrik dhe moralisht legjitim ndërmjet dy subjekteve.

Nëse subjektet janë asimetrike përnga madhësia, fuqia dhe legjitimiteti, reciprocitet nuk mund të ketë. Në atë rast mund të ketë presion, imponim, dominim, subordinim të njërit subjekt mbi tjetrin. Qashtu qysh ka Serbia ndaj Kosovës dhe qysh ka me pasë edhe më tutje. E vetmja zgjidhje është forcimi nga brenda i shtetit tonë dhe i kombit shqiptar në rajon, për të përballuar presionin, imponimin, dominimin dhe subordinimin e Serbisë mbi Kosovën. Llafet pa mbulesë nuk na bëjnë derman. (8 shkurt 2020)

KONTRIBUT MODEST PËR SQARIMIN E RECIPROCITETIT/1. Në shumë komuna të Kosovës funksionojnë “zyrat për Kosovën”, që financohen direkt nga qeveria e Serbisë. Cili do të jetë qëndrimi reciprok i qeverisë sonë të re ndaj tyre? 2. Më 28 qershor vijnë për Vidovdan në Gazimestan popa serbë, politikanë e deri edhe banditë provokatorë që ulërasin, “Ovo je Srbija!” Si do të jetë reciprociteti në raport më këto ardhje? 3. Për zgjedhjet e 26 prillit 2020, në Kosovë do të vërshojnë partitë e Serbisë, në krye me SNS e Vuçiqit? Cili do të jetë reciprociteti ndaj kësaj ndërhyrjeje brutale, ndaj këtij zullumi elektoral? Ka hala. (8 shkurt 2020)”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme