Krasniqi: Institucionet e vendit duhet angazhohen më shumë për zgjidhjen e fatit të të zhdukurve

12:28 | 30 Gusht 2023
E.K

I pari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur ka kujtuar të gjithë të zhdukurit me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, fati i të cilëve mbetet ende i pazbardhur.

Përmes një postim në Facebook, Krasniqi është shprehur se institucionet e Kosovës duhet të angazhohen më tepër për zgjidhjen e fatit të të gjithë personave të zhdukur, përcjell Arbresh.info.

Po ashtu, lideri i PDK-së, thotë se institucionet ndërkombëtare duhet të shtojnë presionin mbi Serbinë për hapjen e arkivave.

Postimi i plotë:

“Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, nderojmë kujtimin për të gjithë të zhdukurit me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, fati i të cilëve mbetet ende i pazbardhur.

Prapa secilit prej tyre, qëndrojnë familjet që mbi dy dekada jetojnë me dhembjen dhe ankthin e mosnjohjes së të vërtetës për ta.

Institucionet e vendit duhet të angazhohen më shumë për zgjidhjen e fatit të të gjithë personave të zhdukur, si dhe institucionet ndërkombëtare duhet të shtojnë presionin mbi Serbinë për hapjen e arkivave, si dhe sa më shpejtë të vënë para drejtësisë kriminelët e luftës që kanë qenë përgjegjës për zhdukjen e tyre”, shkroi Krasniqi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme