Sot janë bërë 24 vite që nga rënia heroike e komandantit, Ilaz Kodra.
Në përkujtim të tij, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka vizituar familjen e komandantit, në kullën e tij në Prekaz.
Krasniqi më anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Ilaz Kodra bashkë me mijëra djem e vajza të UÇK-së që u flijuan për liri, janë themeli mbi të cilën, sipas tij qëndron liria dhe shteti ynë, përcjell Arbresh.info.
“Familja Kodra, Prekazi, Kosova, shqiptarët gjithandej nëpër botë – do të jenë përjetësisht krenarë me komandant Ilaz Kodrën. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Krasniqi.
Postimi i tij i plotë:
Në 24 vjetorin e rënies së tij heroike, sot vizitova familjen e komandant Ilaz Kodrës, në kullën e tij në Prekaz.
Ilaz Kodra ishte ndër të parët, që bashkë me Komandantin Legjendar Adem Jashari e shokët e tyre të idealit, i dhanë jetë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai, bashkë me mijëra djem e vajza të UÇK-së, që u flijuan për liri, janë themeli mbi të cilin qëndron liria jonë dhe shteti ynë i pavarur dhe sovran.
Familja Kodra, Prekazi, Kosova, shqiptarët gjithandej nëpër botë – do të jenë përjetësisht krenarë me komandant
Ilaz Kodrën. Lavdi e përjetshme!
Lexo edhe:
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor