Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në Kuvend i ka bërë kryeministrit Kurti sot 15 pyetje në lidhje me dialogun me Serbinë, gjegjësisht për propozimin evropian, për të cilin tanimë dihet se kryeministri Kurti e ka pranuar.
Ndër pyetjet që shtroi Krasniqi, ishte qëllimi i propozimit evropian, a e parasheh ky propozim njohjen reciproke Kosovë-Serbi, cka fiton e çka humbë Kosova dhe kush garanton se kjo marrëveshje do të respektohet.
“Çka është qëllimi i propozimit evropian? A ofron ky propozim mundësinë e arritjes së marrëveshjes finale, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht obligative për palët apo vetëm krijimin e një status kuoje të re që e zëvendëson status kuonë aktuale? A është ky propozim vazhdimësi e Dialogut të deritashëm apo një pikënisje e një procesi të ri? Cila është korniza kohore për arritjen ose mosarritjen e marrëveshjes potenciale? A është formati i këtij propozimi një lloj traktati që i njeh si entitete sovrane edhe Kosovën, edhe Serbinë? Cili është teksti i fundit dhe përmbajtja zyrtare e këtij propozimi? A e keni pranuar këtë tekst në parim dhe sa besoni se mund të ndryshojë teksti final prej versionit që keni deklaruar se e pranoni si bazë të mirë? A e parasheh propozimi evropian njohjen e ndërsjellë në mes të Kosovës dhe Serbisë? A e ofron propozimi një kornizë kohore të saktë se kur ndodhë njohja e ndërsjellë? Sa ka arritur qeveria që të përfshijë komentet dhe sugjerimet e veta në versionin e fundit të tekstit? Kush janë garantuesit e zbatimit të marrëveshjes që mund të arrihet përmes këtij propozimi? A keni garancione nga partnerët ndërkombëtarë se Kosova do të njihet nga pesë shtetet mosnjohëse të Bashkimit Evropian, në rast se arrihet marrëveshja? Cilat do të jenë “karrotat” për Kosovën në rast të arritjes së marrëveshjes e cilët do të jenë “shkopinjtë” në rast se marrëveshja nuk arrihet? A ua keni kumtuar gjashtë kushtet tuaja për themelimin e Asociacionit partnerëve ndërkombëtarë dhe nëse ato nuk pranohen, a do të tërhiqeni prej ndonjërit nga ato kusht? Dhe, a parashihet vazhdimi i Dialogut në Bruksel edhe pas arritjes së marrëveshjes potenciale?”, janë pyetjet e Krasniqit drejtuar kryeministrit.
Tutje, i pari i PDK-së u ankua se partia e tij dhe partitë tjera opozitare nuk janë ftuar të diskutojnë nga Kurti për dialogun si dhe që janë të painformuar lidhur me këtë çështje.
“Madje, do të ishte e udhës që në rast nevoje, edhe të na kërkonte ndihmë e bashkëpunim, me aq sa kemi potencial e mundësi për ta ndihmuar. Sepse, e kam thënë edhe tjera herë e po e përsëris prapë, përballë Serbisë e aspiratave të saj, mes nesh nuk ka dallime. Përballë Serbisë, jemi bashkë. Por, ja që u desh që ne si opozitë ta ftojmë qeverinë në këtë debat, për shkak se teknikisht po shohim që ka pasur lëvizje në dialog, megjithatë, edhe ne, ashtu si edhe qytetarët, jemi të painformuar rreth këtyre lëvizjeve dhe veçmas pasojave që ato mund të prodhojnë për shtetin dhe shoqërinë tonë”, shtoi ai./arbresh.info
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...