Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Malishevës, Alban Krasniqi, ka akuzuar Nismën dhe PDK-në të cilat kanë drejtuar më herët Malishevën se nuk kanë punuar për qytetarët mjaftueshëm në të gjitha fushat.
Ai në Edicionin Zgjedhor ka deklaruar se ata do të punojnë për përmirësimin e jetë së qytetarëve, duke shtuar se programi i LVV-së në Malishevë është i ndërlidhur me politikat e nivelit qendror si të tilla i ka të integruara disa prej elementeve që prekin sferën sociale, ekonomike dhe infrastrukturore.
“Po filloj më shëndetësinë dhe mirëqenien ku do të modernizojmë, kuadër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare do të rregullojmë një ashensor për nevojat e qytetarëve, do të bëjmë të mundur kryerjen e shërbimeve për 24 orë në Qendrën e Mjekësisë Familjare të Kievës dhe do të sigurohemi të bëjmë shërbimin mobil shëndetësor që ka ndodhur kohë pas kohe, por ne do ta bëjmë rregullisht të funksionojë kjo”.
“Pika tjetër është arsimi dhe gjithëpërfshirja, komponenta e parë do të jetë meritokracia, do të ketë transparencë nuk do të ketë drejtor politik siç kemi parë në qeverisjet e mëparshme në arsim. Do të ketë cilësi, do të ketë infrastrukturë të këndshme si brenda dhe jashtë, do të ketë edhe kënde të leximit siç është biblioteka”.
Krasniqi ka thënë se do të punojnë edhe për ekonominë ku ka thënë se do t’u mundësojnë bujqve të shesin produktet e tyre në markete të mëdha.
“Do të hapim një zyre informuese konsultese për bizneset, e dyta do të ndërlidhim bujqësinë me bizneset, marketet e mëdha që bujqit të mund t’i ekspozojnë prodhimet e tyre bujqësore. Tjetër, afër pishave të Llazicës është një hapësirë që mund të përdoret si zonë e vogël ekonomike, investitorët mund ta përdorin për të ndërtuar minifabrika për punësimin e të rinjve, për të ofruar mundësi për hapje të bizneseve të reja”.
Po ashtu ai ka folur edhe për planin për Lumin e Mirushës, për të cilin ka thënë se do të bëjnë një studim të fizibilitetit.
“Duhet të bëhet një studim i fizibilitetit sa i përket rrezikshmërisë nga vërshimet, e njëjta duhet të bëhet edhe për heqjen e të gjitha kanalizimeve nga lumi Mirusha dhe lidhjes së tyre me kolektorin e ri i cili do të ndërtohet dhe e treta ndërtimi i një impianti kryesor, ky imipiant do ta bëjë trajtimin e ujërave të zeza që derdhen në fshatin Bubël. LDK dhe PDK gjatë qeverisjeve të tyre e kanë betonizuar lumin”,ka thënë Krasniqi.
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist
Studimi: Konsumi i lartë i sheqerit rrit rrezikun për depres...
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur tetë vjet më parë
Sulmi në Gjermani, Rama: Shqipëria solidarizohet me Gjermani...
Sulmi në Gjermani, njëri nga të vrarit thuhet se është fëmij...