Krasniqi: I tronditur nga sulmi makabër, autori të sillet para drejtësisë

21:50 | 26 Nëntor 2021
A. B.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Gllogjan ku mbeten të vrarë katër persona në mesin e tyre edhe dy nxënës.

Krasniqi ka shkruar se është i tronditur nga sulmi makabër që ka ndodhur dhe ka bërë thirrje që organet ta zbardhin rastin dhe autorin ta sjellin para drejtësisë.

“I tronditur thellë me sulmin makabër në Deçan!Në këto orë të rënda për familjarët e viktimave, i bashkohemi dhimbjes së tyre, ndërsa të lënduarve ju dëshirojmë shërim të shpejtë. Organet përgjegjëse të sigurisë duhet sa më parë të zbardhin rastin dhe autorin e kësaj vepre të tmerrshme të sjellin para drejtësisë”, ka shkruar Krasniqi. /arbresh.info/

Lexo edhe:

Pamje nga Spitali i Pejës ku u dërguan të plagosurit

Tre të vdekur dhe një i plagosur në Deçan

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme