Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka pritur në takim Ministrin e Drejtësisë të Danimarkës, Peter Hummelgaard.
Gjatë këtij takimi, Krasniqi e falënderoi ministin danez për mbështetjen e vazhdueshme që Danimarka i ka dhënë Kosovës, që nga strehimi i refugjatëve kosovarë gjatë luftës, njohja e pavarësisë, si një ndër shtetet e para, e deri te kontributi për paqe dhe stabilitet, si pjesë e forcave paqeruajtëse të KFOR-it në vendin tonë, shkruan Arbresh.info.
Po ashtu, kreu opozitar ia bëri të qartë se PDK kërkon sa më parë zgjedhje të reja të parakohshme dhe se aktualisht nuk merr pjesë në votimin e pikave në Kuvend të cilat sillen nga ana e Qeverisë, përfshirë edhe Marrëveshjet Ndërkombëtare.
“Delegacionin e lartë nga Danimarka e njoftova për zhvillimet e fundit në Kosovë, sfidat dhe rreziqet me të cilat po ballafaqohet vendi, si dhe qëndrimet e PDK-së në lidhje me to. Mysafirëve ua shpreha qëndrimin që Partia Demokratike e Kosovës kërkon sa më parë zgjedhje të reja të parakohshme dhe se aktualisht nuk merr pjesë në votimin e pikave në Kuvend të cilat sillen nga ana e Qeverisë, përfshirë edhe Marrëveshjet Ndërkombëtare.”, ka shkruar Krasniqi.
Kujtojmë që një nga Marrëveshjet Ndërkombëtare e cila pritet të miratohet nga Kuvendi i Kosovës është edhe Marrëveshja me Danimarkën.
Sipas kësaj marrëveshje Kosova do të ia lëshojë 300 qeli me qira Danimarkës.
Nga kjo marrëveshje, Kosova do të përfitojë 210 milionë euro. Bazuar në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë, kjo marrëveshje parashihet të gjejë zbatim të plotë në periudhë dhjetë vjeçare./Arbresh.info/
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...