Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi në replikën e tij i ka thënë ministrit të Jashtëm dhe Diasporës, Glauk Konjufca, se aktivistë të Vetëvendosje e kanë gjuajtur me molotov ndërtesën e Qeverisë, aty ku sot shef është shefi i tij.
“O Glauk, ti njëme kurrë nuk e ka pasur atë far vesin me gju molotovin, ti më shumë i ke shti tjerët. Ju keni godit çka ju ka dal përpara, ju e keni kall oborrin e Kuvendit, ju e keni kallë ndërtesën e kësaj qeverie, ku e ke shefin tënd shef.
Nuk e di a jeni tuj e pa vetën dhe apo e nini vetën çka jeni tuj fol sot, del këtu në foltore dhe thua ne nuk godasim. O Glauk, 34 seanca të jashtëzakonshme i keni thirrur për tre muaj. Me pas ka në gjendje lufte s’i kishi thirr 34, kjo është vetëm seanca e dytë dhe për temë jashtëzakonisht të rëndësishme.
Është e vërtetë që ka pasur iniciativë për Gjykatës Speciale dhe pse e kemi ndal, i kemi dëgjuar amerikanët. Ne po të themi ty dhe shefit tënd, dëgjoni amerikanët, se nuk janë amerikanët imperialista dhe kolonizator, si keni konsideruar me vjet, qysh po i quajnë edhe kolegët e tuaj, se janë kolegë tuaj se i keni në kabinet”, tha Krasniqi./telegraf/
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte