Krasniqi i përgjigjet Kurtit: Ti nuk guxon me shku në veri

13:32 | 2 Qershor 2023
Artiona Citaku

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi i është përgjigjur kryeministrit Kurti në pyetjen e tij për koordinim.

Krasniqi ftoi të parin e Qeverisë, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën ta asistojnë kryetarin e Mitrovicës së Veriut Erden Atiq.

“Protestës ju ka pri heroi i Albin Kurtit, Oliver Ivanoviçi, ai i ka pri vrasjeve në veri. Unë kam qenë në veri. Përgjigju a ke me u tërhjekë apo s’ke me u tërhek. Për dy komunat ti nuk ke të drejtë e as nuk guxon me vendos. Merre Xhelal Sveçlën me kaçketë bashkë me mu, e ta çojmë Eden Atiqin në komunë. Nuk e di a i dinë fshatërat atje. Ti nuk guxon me shku atje”, tha i pari i PDK-së.

Ai tha se për propagandë kryeministri është sipas tij i pari dhe e pyeti se a ka folur me familjarët e policëve që janë në veri.

“Ky njeri as ska me i ndreqë raportet me Amerikë. A ka pushtet më shumë në veti me Kurtin. Keni thanë kemi mshelë rrugë e kemi kriju alternative, e kah ikën ata kriminelë që the se kanë shku në Serbi? Tash e ke kuptu se sa e mirë është policia? A ke folë me familjarë të tjerë të policëce? Cilën punë është duke e bërë Oso Kuka i Leposaviçit? Nuk është pezhurvativ Oso Kuka. Unë e di që spo ndiheni mirë. Shyqyr që po na shohin qytetarët. O zotni lej fjalët po çu shkojmë në veri, sot, pasdite, mbrëmje, nesër, pasnesër”, tha Krasniqi./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme