Google ADS

Krasniqi i PDK-së thotë se Haradinaj i dha 53 milionë pa raportin e kompanisë që përfaqëson Qeverinë

14:04 | 5 Korrik 2018
Arbresh.info

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi tha se pagesë prej 53 milionë euro komapnisë “Bechtel&Lenka” vjen si pasojë e mos pagesë së borgjit prej fillestar që ishte diku rreth 15 milionë euro.

Ai tha se me ardhjen e qeverisë Haradinaj në pushtet, ka qenë çështje urgjente lidhur këtë problem me këtë kompani.

“Pas nënshkrimit të zgjatjes së kontratës, në shkresat e dërguara nga kompania “Bechte&Lenka” është kërkuar fillimisht shuma prej 63 milionë euro dhe pas bisedimeve ndërmjet palëve  të qeverisë është reduktuar kjo shumë prej 53 milionë euro”, tha ai.

Por, ai tha se Haradinaj pranoi të jap 52 milionë euro pa e pasur një raport nga kompania që e përfaqëson Qeverinë.

“Ajo që unë mendoj se kemi hapësirë për të diskutuar është që ky vendim i qeverisë është marrë pa vlerësimin final, pa raportin e kompanisë mbikëqyrëse final të Hill International që në një formë e përfaqëson edhe qeverinë. Në emër të grupit parlamentar të PDK-së, po e shpreh qëndrimin se ne presim që imputet mbikëqyrëse të raportit të vjen në javët në vazhdim të merren parasysh me legjislacionin në fuqi”, shtoi Krasniqi.

Ndryshe, kryeministri Ramush Haradinaj është thirrur në Interpelanca për të sqaruar dhe dhënien e 53 milionë eurove dhënë “Bechtel&Enka”/arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme