Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pati sot disa kritika për ish-anëtarët e partisë së tij.
Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, Kurti i quajti ish-kolegët e tij ‘tradhtarë’ të cilët janë blerë nga Hashim Thaçi.
Ai gjithashtu tha se parashikimet po dalin të sakta se kushdo që po del nga VV-ja po përfundon në prehër të PDK-së.
Të gjitha këto Kurti i deklaroi pas shkëmbimit të fundit të mesazheve në mes ish-kolegëve të tij tashmë pjesë e PSD-së, me deputetë të koalicionit qeveritar.
Por deklarimeve të sotme të Kurtit, iu kundërpërgjigj deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi.
Krasniqi tashmë i larguar nga VV-ja publikoi një video, të realizuar në vitin 2016 në Këshillin e Përgjithshëm të VV-së në Viti, ku Kurti pati refuzuar që Vetëvendosje të ketë vija të kuqe për PDK-në, transmeton Indeksonline.
Me këtë rast, Krasniqi tha se gjithmonë kanë pasur vija të kuqë dhe do të kenë për PDK-në dhe se sipas tij koha do ta dëshmojë këtë.
“Albin Kurti as nuk ka pasur dhe as nuk do ë ketë. Veç mos i ardhë rasti se keni me u çuditë qysh ka me u arsyetu që ‘PDK’ tash ka ndryshuar nuk është e njëjta etj..ashtu siç përpiqet me arsyetu në këtë video”, ka shkruar Krasniqi.
Tutje ai ka thënë se anëtarët e VV-së, duhet të merren me veten.
Postimi i plotë:
VIDEO NGA KËSHILLI I PËRGJITHSHËM I VV, VITI 2016. ALBIN KURTI REFUZON QË VV TË KETË VIJA TË KUQE PËR PDK.
Ne gjithmonë kemi pasur vija të kuqe ndaj PDK-së. Do të kemi edhe më tutje, dhe koha do ta dëshmojë këtë. Albin Kurti as nuk ka pasur dhe as nuk do të ketë. Veç mos i ardhtë rasti se keni me u çuditë qysh ka me u arsyetu që “PDK tash ka ndryshuar, nuk është e njëjta, etj.”, ashtu siç përpiqet me arsyetu në këtë video.
Merruni me veten sepse askush nuk është duke ju kuptu qysh mundet një subjekt “kaq serioz” me u marrë 90% të kohës me një subjekt “të vogël” e “joserioz”.
I keni lodhë qytetarët tu shpifë, tu akuzu, tu qitë fall e tu vajtu. Ndaluni ma e mos na detyroni me ua shpërfaqë fytyrën e vërtetë. Mos te banalizojmë çdo debat, sepse nëse vazhdoni kështu, duhet t’i publikojmë të gjitha faktet e mbledhjeve që kanë të bëjnë me ndarjen tonë.
Si të trajtoni një ndrydhje, çfarë tregojnë hulumtimet më të...
Jeni më inteligjent nëse harroni shpesh
Google njoftoi blerjen më të madhe të një kompanie në histor...
Shqetësim te Kosova, dy yjet e kombëtares stërviten të ndarë...
Trump-Putin, dakordësi për armëpushimin/ Zelensky: Bisedimet...
Zjarr masiv në një stallë bagëtish, dyshohet për mbi 200 kre...