Memli Krasniqi nënkryetar i PDK-së, ka thënë se ka deputet edhe nga partitë e tjera që do ta votojnë kandidatin e PAN-it për kryeministër.
“Asnjëherë nuk ka qenë imune asnjë parti ndaj proceseve të ndryshme pasi që shumë kanë kaluar në parti të ndryshme dhe kanë votuar edhe procese të ndryshme të nisur nga PDK. Për këtë them që ka deputet që do ta votojnë kandidatin tonë ashtu siç ndodhi që shumë deputetë të LDK-së nuk e patën vonuar për kryeministër Isa Mustafën. Askush nuk do të mund t’i ndal deputetët të votojnë si të duan”, ka thënë ai në televizionin Dukagjini përcjell Arbresh.info.
Ai ka thënë se nuk quhet kjo kontrabandim sepse vetëm malli kontrabandohet.
“Ata që po i thonë kontrabandë atëherë janë kontrabandues vetë sepse janë marr me të njëjtën gjë më herët. Secila parti ka marr deputet nga partitë tjera, atëherë a është kontrabandë kjo”, ka thënë ai./Arbresh.info
Ministri Aliu mban konferencë për media
Sot mbahet gjykimi ndaj “Kobrës” dhe të tjerëve
Kurti dhe Vitia sot do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Fami...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka