Google ADS

Krasniqi hesht kur pyetet se a do të japin dorëheqje dy kryetaret e PDK-së në Zveçan dhe Zubin Potok

12:33 | 6 Qershor 2023
E.H

Ka përfunduar takimi ndërmjet të dërguarit të posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe atij të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me krerët e partive opozitare në Kosovë.

Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi nuk është përgjigjur se a do të jepin dorëheqje kryetarët e PDK-së në Zveçan dhe Zubin Potok, Ilir Peci dhe Izmir Zeqirin.

“Nuk mund të flasim për situata hipotetike, po e presim kohën dhe në koordinim me ndërkombëtarët e shohim çka do bëjmë”, u përgjigj Krasniqi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme