Tetë mini-libraritë të cilat veprojnë në sheshin e Kryeqytetit, po konsiderohen si shenjë e nivelit të kënaqshëm të leximit, sipas shitësit të librave, Mirsad Krasniqi.
Sipas tij, interesimi për lexim është relativisht i mirë.
“Interesimi është relativisht i mirë. Ne do të donim të jetë edhe më i mirë po është kjo që është do të thotë se nuk mund të ankohemi sepse shpesh herë ndoshta edhe pa të drejtë po i akuzojmë se nuk ka lexueshmëri të mjaftueshme mirëpo vetë fakti që këtu në shesh janë 8 minilibrari dhe të gjithë po jetojmë prej kësaj nuk është që nuk po lexohet.”
Krasniqi tha se niveli i interesimit, krahasuar me vitin e kaluar nuk ka ndryshuar.
“Nuk kam bë ende njëfarë kështu statistika, po unë kujtoj që aty është, thuajse e njëjta.”
Ndërkaq sezona e verës ndikon që numri i lexuesve të rritet, sepse, siç tha ai është edhe sezona e mërgimtarëve të cilët, siç u shpreh Krasniqi “ngado që shkojnë e bëjnë një blerje”.
Sa i përket asaj ndikimit të teknologjisë në interesimin për lexim, Krasniqi tha se teknologjia përdoret si arsye për interesimin e ultë në të lexuar mirëpo sipas tij, kjo nuk është çështja.
Megjithatë ai fajtor për interesimin e ultë nuk e sheh as lexuesin e as përmbajtjen e librave.
Shenjë që libri lexohet, Krasniqi e sheh edhe hapjen e librarive të reja nëpër qendra të mëdha tregtare.
Sipas tij, kjo gëzon edhe një fakt tjetër, faktin që rinia jonë lexon edhe në anglisht, frëngjisht e gjermanisht.
“Me faktin që ne këtu jemi tetë libër shitës dhe gjithë ia dalim dhe ka shumë librari dhe shyqyr Zotit asnjëra nuk është mbyll por përkundrazi po hapen nëpër qendra të mëdha tregtare, kjo tregon që megjithatë libri lexohet edhe plus gëzon edhe një fakt tjetër, rinia jonë lexon edhe në anglisht, edhe në frëngjisht edhe në gjermanisht domethënë lexon burimore”, tha libërshitësi Krasniqi.
Arbresh.info ka pyetur edhe qytetarët lidhur me librin e fundit të cilin e kanë lexuar.
Njëri nga qytetarët u përgjigj se ka kaluar kohë që nga hera e fundit kur ka lexuar një libër.
Librin të cilin mban mend të ketë lexuar është nga koha e adoleshencës i quajtur “ Jeta e një maturanti”
Ndërkaq për dikë tjetër, libri fundit të cilin e ka lexuar “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” i cili tregon mbi sfidat e personazhit. /Arbresh.info/Erolinda Gashi/
Trump e zgjodhi këshilltar për sigurinë kombëtare, reagon Mi...
“Ujku i Çeliktë” – Kurti: Më shumë investim në ushtri,...
Gjenden të vdekur tre fëmijë në Francë, policia në kërkim të...
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një meg...
SHBA ndalon linjat ajrore të fluturojnë në Haiti pasi dy avi...
Të paktën 15 të vdekur nga përplasja e të burgosurve në burg...