Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka bërë një vlerësim lidhur me vendimet e ndërmarra nga institucionet e BE-së lidhur me shtensionimin e situatës në veri.
Krasniqi e ka cilësuar skandaloze, siç thotë ai, legjitimimin që ka bërë Qeveria Kurti ndaj Serbisë për ngjitëset në targa të veturave. Për këtë, ai ka thënë se pikënisje e formimit të Asociacionit të Komunave Serbe me kompetencë ekzekutive.
“Skandal është legjitimimi që e bën Qeveria Serbisë për qytetet e Republikës së Kosovës. Kjo, për mendimin tim është legjitimim i tabelave të Zajednices. Ky rrezikon të jetë hapi i parë për instalimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive. Pasojë absolute është fakti që targat për qytete të Republikës së Kosovës që lëshohen nga Serbia tashmë janë legjitimuar. Kjo qeveri po legjitimon një sistem juridik tjetër në veri dhe tjetër në pjesën tjetër”, ka deklaruar ai, për T7.
“Nga ajo që ne pamë dje, janë disa hapa mbrapa. Ajo çfarë u publikua nga z. Lajçak ishte thjeshtë një marrëveshje për t’u marrë vesh në të ardhmen. Ndërsa realisht ata ishin kthyer në një marrëveshje që kishte ndodhur më 2016-ën. Rezultati është që për herë të parë në histori të Kosovës, Brukseli vendos se ku dhe kur institucionet të lëvizin përbrenda kufijve të Kosovës. Ishte një ofendim i rëndë për Policinë e Kosovës, të cilët e kanë kryer detyrën në mënyrën profesionale”, ka shtuar tutje Krasniqi.
Pas dy ditë diskutimesh në Bruksel, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.
1 mijë ditë luftë Rusi – Ukrainë, Osmani: Fitorja e Ukrainës...
Shtyhet vendimi i zbatimit të dënimit të Donald Trumpit
Borell: Thirrjet për një luftë bërthamore, të papërgjegjshme
Nagavci: 444 investime në përmirësimin e infrastrukturës në ...
Zinxhiri i Edit kthehet në temë diskutimi: A është ari dhe s...
Debat i ashpër mes Lelës dhe Leos