Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza po pritet krahëhapur dhe me zemrat plotë jo vetëm në Kosovë, por gjithandej nëpër mërgatë.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi tha se sot mbi 2 mijë bashkatdhetarë në Shtutgart të Gjermanisë, zotuan mbështetjen e tyre për Bedri Hamzën si kryeministër, përcjell Arbresh.info.
“Pas mbështetjes së madhe në Padua të Italisë, dje, në Mynih, rreth 250 studentë shqiptarë të universiteteve më të mira në Gjermani dhe qindra mërgimtarë të tjerë iu bashkuan ekipit të Bedriut për zhvillimin e Kosovës. Ndërkaq sot, mbi dy mijë bashkatdhetarë në Shtutgart zotuan mbështetjen e tyre për Bedri Hamzën Kryeministër dhe vizionin e PDK-së për një Kosovë ma të mirë. Ky është mobilizimi për të cilin Kosova ka nevojë sot – që më 9 shkurt të hap një epokë të re drejt një të ardhmeje më të mirë”, ka shkruar Krasniqi./Arbresh.info
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...