Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka marr pjesë në një diskutim për fuqizimin e grave në vendimmarrje.
“Me znj. Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Jorida Tabaku, Kryetare e Komisionit për Integrim Evropian kolegët deputetë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës diskutuam për fuqizimin e grave në vendimmarrje dhe shkëmbyem përvojat në këtë drejtim”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Krasniqi theksoi se rritja e numrit të deputeteve në Kosovë e Shqipëri është një progres i bërë në këtë drejtim.
“Potencova se prania e një grupi të konsiderueshëm të grave deputete sot këtu, është dëshmi e progresit që Kosova dhe Shqipëria kanë bërë në këtë drejtim. Mirëpo nuk duhet ndalur dhe duhet vazhduar përpjekjet për avancim të pozitës së gruas dhe të shërbejmë si shembull për vajzat e reja që të bëhen pjesë e vendimmarrjes”, shprehet tutje Krasniqi.
“Në veçanti, ne si deputetë duhet të sigurojmë që buxheti i Republikës së Kosovës të miratohet duke marrë parasysh aspektet gjinore në secilën kategori si dhe përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qendrueshëm. Falenderoj UN Ëomen Kosovo për organizimin e këtij eventi me fokus në buxhetimin gjinor si mjet për avancim të pozitës së gruas”, shkroi deputetja Krasniqi./Arbresh.info
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri apel për masa parandaluese...
Ardhja bashkëatdhetarëve, mbi 1 orë pritjet për të hyrë në K...