Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi nëpërmjet një video-adresimi drejtuar të rinjve, ka ftuar ata t’i bashkohen platformës Rinia 2022.
Ai tha se rinia përmes angazhimit të hershëm politik mund të kontribuoj për t’i ndryshuar për të mirë gjërat në shoqëri.
Si dikush që rrugëtimin politik e ka nisur si i ri, Krasniqi tha se janë tri gjëra që ju garanton – dhe të cilave ua njeh peshën për të rinjtë që i bashkohen PDK-së: Hapësirë për veprim, Besim në angazhim dhe Përgjegjësi në vendimmarrje.
“Pas shpalljes së zgjedhjeve të brendshme të Rinisë Demokratike të Kosovës, ne po lansojmë platformën digjitale rinia2022.org – ku secili mund të regjistroheni e të anëtarësoheni brenda 30 sekondave. Afati për t’u regjistruar dhe për t’u bërë pjesë e procesit zgjedhor është deri më 20 nëntor”, është shprehur kryetari i PDK-së.
Krasniqi theksoi se Kosovës i duhet energjia, vullneti dhe besimi i rinisë për ta përshpejtuar rrugën e zhvillimit për të cilën aq shumë ka nevojë.
“Secili që anëtarësohet do të jetë i barabartë në ndikim, duke garuar për përgjegjësi udhëheqëse, ose duke zgjedhur ata që besoni se do t’ju përfaqësojnë më së miri në krye të Rinisë Demokratike, në Degë, ose në Qendër. Klikoni në faqen rinia2022.org, plotësoni formularin dhe bashkohuni me ne në rrugëtimin tonë të përbashkët për një Kosovë më të mirë!”, shtoi Krasniqi.
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë
Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të...
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...