Krasniqi: Formimi i ushtrisë, rrugëtim i gjatë

11:28 | 14 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismas, Jakup Krasniqi në ditën e formimit të Ushtrisë së Kosovës ka thënë se rruga e formimit ishte e gjatë por e lavdishme.

“Rruga ishte e gjatë, e vështirë dhe e lavdishme. Filli më i afërt i saj ishte 30 dhjetori i vitit 1991, kur Adem Jashari dhe Formacioni i tij i armatosur ju tha policisë pushtuese: “Armët i kemi qitur krahut për t’ju luftuar e dëbuar nga Kosova e jonë, e jo për t’ju dorëzuar si qyqarë”! Nga atëherë deri me sot kanë kaluar 27 vjet, afër tre dhjetëvjetësha, ecëm ngadalë po sigurt do të thoshte populli ynë i urtë”, ka shkruar Kransiqi në profilin e tij në “Facebook”.

Ai ka shtuar se lindja e ushtrisë është lindje e natyrshme

“Deri këtu, kaluam janare e marse të acarta, prille e qershor verore, nëntor e dhjetorë dimëror, me plotë dhimbje e tragjedi prej më të dhimbshmeve për të ardhur të 14 dhjetori i 2018! Kur kihen parasysh vitet që i kaluam, miqtë që i fituam në rrugëtimin tonë, krijimi i shtetit më të ri në Europë, – LINDJA E SOTSHME ËSHTË LINDJE E NATYRSHME! Në çdo lindje të natyrshme, Gëzimi është më i madh dhe më shpërthyes. Prandaj, natyrshëm nga mendja dhe zemra del URIMI PËR USHTRINË TONË!”, ka thënë Kransiqi.

“Gëzimi dhe Urimi ju shkon të gjithë atyre që në forma të ndryshme kontribuuan për ketë ditë! Të gjithë kombit, të gjithë qytetarëve paqësor të Republikës sonë! Lavdia e Nderimi për të gjithë brezat e rënë për ketë DITË! URIME KOSOVË, URIME QYTETARË TË KOSOVËS – USHTRIA E SIGURISË TUAJ! USHTRIA JONË ËSHTË – Garancia e Lirisë, e Pavarësisë, e Sovranitetit dhe e ardhmërisë se fëmijëve tanë! ËSHTË GARANCIA E PAQES NE RAJON! URIMI SHKON PËR TË GJITHË MIQTË TANË QË NA NDIHMUAN NË KETË RRUGËTIM SHEKULLOR! Për SHBA-në, për NATO-n dhe BE-në! URIME KOSOVË – USHTRIA E PAQES DHE E SIGURISË SONË”, ka shtuar Krasniqi.

Ndryshe në Kuvendin e Kosovës është duke u votuar transformimi i FSK-së në Ushtri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme