Krasniqi: Flijimi i Zahirit, Hakifit e Edmondit për çlirim është drita e ditëve të bardha të Kosovës

10:46 | 31 Janar 2022
V. S.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka përkujtuar heronjtë Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, në 25 vjetorin e rënies së tyre.

Krasniqi përmes një postimi në facebook shprehet se tre heronjtë me zemrën plot dashuri për Atdheun e me ideal për çlirimin e tij në mendje, ranë për t’u lartësuar në përjetësi.

“Ata që i kanë njohur këta trima, thonë se jetonin për ta dhënë jetën për Kosovën. Për lirinë që, megjithëse nuk e pritën të gjallë, në mendje dhe shpirt e ndjenin se ajo do të vinte përmes guximit e sakrificës së tyre. Sot, Zahiri, Hakifi e Edmondi, me mijëra çlirimtarë të tjerë që u flijuan në rrugën e çlirimit, janë bërë dritë mbi ditët e bardha të Kosovës. Lavdi e përjetshme!”, shkruan Krasniqi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme