Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Grupit të Deputetëve të Pavarur, Frashër Krasniqi, ka folur për partinë e re që do ta themelojnë ai dhe kolegët e tij që kanë braktisur Lëvizjen Vetëvendosje.
Krasniqi për televizionin T7, ka thënë se “definitivisht do të ketë shumëçka socialdemokrate në partinë e re – në kuptimin që orientimi i subjektit politik do të jetë orientim socialdemokrat. Edhe në aspektin ekonomik, të mirëqenies sociale dhe të politikave”.
“Sa i përket zyrtarizmit, është çështje ditësh. Shumë shpejt do të jetë. Jemi në diskutime teknike, pasi që pjesa kryesore përmbajtjesore ka përfunduar”, ka thënë ai.
Ka mbetur të vendoset vetëm data, ka theksuar Krasniqi.
Ish-anëtari i Vetëvendosjes është pyetur edhe për koalicionet e mundshme që mund të lidhë subjekti i ri.
“Normalisht që është shumë herët të flitet për çështjen e koalicioneve, pasi jemi duke punuar në ndërtimin e një strategjie të veprimit të subjektit të ri”, ka thënë ai në T7.
“Do të ketë kohë për diskutim për çështje të koalicioneve”, ka shtuar Krasniqi.
“Orientimi ynë ideologjik do të jetë i qartë, socialdemokrat, dhe do të përpiqemi që edhe nëse vjen puna të ndërtojmë koalicione, ta bëjmë me subjekte të cilat, edhe nëse nuk mund të merremi vesh në totalitet për të gjitha çështjet, do të kemi dakordancë për disa çështje thelbësore”, është shprehur ai.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...