Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë, se vitin që lamë pas nuk ka qenë fare i lehtë duke qenë se ka filluar me krizën e pandemisë dhe ka përfunduar me krizën e energjisë.
Mirëpo, Krasniqi në një intervistë dhënë për arbresh.info thotë, se brenda partisë ka pasur rënie dhe ngritje në zgjedhjet e fundit.
“Në nivelin politike nga perspektiva e partisë demokratike të Kosovës nuk ka qenë i lehtë që më zgjedhjet parlamentare që na nxorën si partinë e dytë, por me një rezultat që e kishim më të ulëtin në historinë tonë. Pastaj patëm diskutimet për reformën dhe riorganizimit, bëmë edhe zgjedhjet e reja për kryetar ku në mes të vitit, pra në fillim të korrikut unë mora besimin që ta udhëheqë Partinë Demokratike të Kosovës”, ka thënë Krasniqi.
Sipas tij, zgjedhjet Partisë Demokratike të Kosovës i kanë dhënë një rezultat optimal.
“Zgjedhjet lokale na gjetën vërtetë me një entuziazëm dhe me një energji rigjetur dhe me një fushatë zgjedhore të duhur dhe të mirë që dha rezultatet e veta dhe dha një rezultat optimal”, duke thënë se i kanë rikthyer disa komuna që i kishin humbur.
Krasniqi ka folur edhe për tema të tjera aktuale politike në vend.
Shikojeni intervistën e plotë:
Hovenier: Laura dhe unë ishim të nderuar që Osmani na u bash...
Intervenim emergjent në një transformator, një pjesë e insti...
KQZ pret afatet ligjore për certifikimin e Listës Serbe
Aksidentoi për vdekje këmbësorin, arrestohet 23-vjeçari në E...
Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të avionit në Kazakistan
Finalja e Superkupës së Shqipërisë, Egnatia dhe Kukësi kërko...