Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka falënderuar SHBA-të për ndihmën e radhës me vaksina, të cilat, siç tha ai, po vijnë në një periudhë tragjike që po kalon vendi ynë tash e disa ditë nga numri i madh i vdekjeve dhe rasteve aktive me Covid-19.
Lideri i opozitës ka përsëritur thirrjen ndaj Qeverisë që të angazhojë të gjitha kapacitetet shtetërore për një vaksinim masiv, me qendra të reja vaksinimi në të gjithë territorin e Kosovës, në mënyrë që të ndalet hovi i kobshëm i pandemisë.
Deklarata e plotë e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi:
Mirënjohje dhe falënderim të thellë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ndihmën e radhës me vaksina, të cilat vijnë në një periudhë tragjike që po kalon vendi ynë tash e disa ditë nga numri i madh i vdekjeve dhe rasteve aktive me Covid-19.
Ashtu siç kemi bërë tash e sa javë, i bëjmë sërish thirrje qeverisë që të angazhojë të gjitha kapacitetet shtetërore për një vaksinim masiv, me qendra të reja vaksinimi në të gjithë territorin e Kosovës, në mënyrë që të ndalet hovi i kobshëm i pandemisë.
Krahas kësaj, Qeveria duhet të ofrojë një plan të duhur e të shpejtë për ndihmë financiare ndaj qytetarëve që po vuajnë pasoja të rënda nga pandemia, jo vetëm shëndetësore, por edhe ekonomike./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...