Kryetari i këshillit kombëtar nga NISMA, Jakup Krasniqi, ka kritikuar qeverinë në largim për emërimin e ministrave të rinj.
Sipas Krasniqit, në shoqëritë demokratike, nuk ndodh që pasi t’i merret besimi nga shumica parlamentare, qeveria të emërojë ministra të rinj.
Situatë të tillë, Krasniqi rikujton se ka pasur edhe para tri viteve, por se ministra të rinj nuk janë emëruar.
Emërimet e tilla janë tërësisht politike dhe të paligjshme, thekson Krasniqi.
Ky është statusi i tij i plotë:
Ku ka ndodhur që të emërohen ministrat e ri nga qeveria që i është marrë mosbesimin nga organi themelues – Kuvendi?
Shoqëria Civile, mediet e pavarura, intelektualët e varur e të pavarur dhe politikanet parimor, se paku do të duhej të pyesnin: A ka ndodhur në ndonjë shoqëri demokratike dhe ku ka ndodhur që Qeverisë që i është marrë besimi nga shumica parlamentare me Mocionin e mosbesimit të emëroi ministra të ri (vetëm të partisë se tij) dhe të merr vendime siç po vepron Kryeministri i Kosovës?!
Një situatë të ngjashëm e kishim edhe para tri viteve, por qeveria në dorëheqje e vazhdoi punën pa emërime të reja, madje kjo pat ndodhur edhe në vitin 2010, por, emërim të ministrave sdhe pas dorëheqjeve nuk pat pasur. Është e qartë me këto veprime dëmtohet Buxheti i Kosovës edhe ashtu i varfër. Madje ministrat e ri a do t’i gëzojnë të drejtat si ministrat paraprak? Pastaj, a ka ligj qeveria që do t’ia mundësonte këto emërime? A nuk po bëhet kjo për t’i shpërblyer bashkëpartiaket?
Në rastet e tilla, siç është rasti ynë, veprimet qeverisëse janë kryesisht administrative, pra janë veprime jo politike. Emërimet e Ministrave dhe jo vetëm këto, janë kryekreje politike dhe si të tilla janë të pa ligjshme. E çuditshme nuk është kjo që është duke ndodhur në ekzekutivin e Kosovës. E çuditshme është heshtja e segmenteve të organizuara të shoqërisë shqiptare në Kosovë?! Shqetësuese është shkalla e ultë e reagimit ndaj fenomeneve negative që ndodhin rreth nesh.
Pse, partitë politike parlamentare po e heshtin ketë fenomen, fenomenin e keqpërdorimit të parasë publike? Apo, nuk po dëshirojnë t’i prishin punët me “aleatët” e pritshëm apo të mundshëm për vazhdimin e keqqeverisjes? Për më të zëshmit e politikës sonë, kjo heshte më se paku është parimore!
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...