Memli Krasniqi, nënkryetar i PDK-së, e ka quajtur raciste LDK-në për shkak të idesë për heqjen e Stadiumit Kombëtar të Kosovës nga Drenasi, siç është planifikuar, për ta ndërtuar atë në Bërnicë.
Sipas tij, kjo ndodh sepse LDK-ja nuk e do Drenicën.
“Ka tonalitet racist kjo kërkesë. Vetëm që s’e duan Drenicën, duan ta largojnë nga Drenasi. Le të argumentojnë ku duan ta dërgojnë. Unë si prishtinas, do të doja të ishte këtu, por është e pamundshme. Është bërë një studim fizibiliteti, janë marrë ekspertët ndërkombëtarë. Ai do të shfrytëzohet për ndeshje ndërkombëtare, është afër aeroportit, do të jetë i lidhur me hekurudhën. E pse ta qojmë sot në Bërnicë, pse? Për inat”, ka thënë Krasniqi duke shtuar se ideja për Bërnicë “ka dështuar pasi është bërë fizibiliteti”.
“Do të ishte e padrejtë tash kur procesi ka avancuar të kthehet mbrapa. Sikur të kishte opsion më të mirë, edhe unë do të doja të ishte këtu, bile në qytet, por as opsionet që konsideroheshin, sikur ai te ‘Prishtina e Re’, s’dolën në fizibilitet”, ka thënë ai.
Krasniqi ka thënë se PDK-ja synon të udhëheqë qeverisjen “sepse kemi pa që duke ua dhënë kryeministrin të tjerëve s’po funksionon”.
“Sepse kur është kryeministër dikush që s’ka mandatin nga qytetarët, mendojmë se përgjegjësia është më e vogël. Ne punojmë për të fituar zgjedhjet. Jemi të bindur se do të dalim të parët, që Kadri Veseli do të jetë mandatar për qeverinë e ardhshme”, ka thënë ai.
Për planin e AAK-së për Autostradën e Dukagjinit, Krasniqi ka thënë se “nëse dikush ka ndërtuar autostrada këtu, dihet që është PDK-ja. Mund të marrin mësim”.
“Para neve ishin të tjerët, por s’i kanë ndërtuar. Është folur për autostradën e Dukagjinit, por s’e ke asnjë cent në buxhet. Është trumbetuar shumë, por në buxhetim s’ka. Duhet studim fizibiliteti. Isha në Dukagjin para dy ditësh, kanë nevojë qytetarët të kenë të njëjta ose të ngjashme standardet e infrastrukturës së përgjithshme transportuese. Mendojmë se pas përfundimit të autostradave kryesore, duhet të mendohet për mënyrat për përfundimin e rrugëve dhe autostradave në Kosovë. Por sot është më lehtë sesa më 2009”, ka shtuar ai.
Për taksën, nëse marrin pushtetin, Krasniqi ka thënë se PDK-ja do të vendosë në koordinim 100 për qind me SHBA-në. Sipas tij, procesi i dialogut s’mund të përmbyllet pa Amerikën.
“Nëse është kërkesa e tyre heqja, do ta shqyrtojmë, por këtë do t’ua bëjmë të qartë partnerëve që do t’i marrim. Por duhet të dihet se sa herë kemi qenë të koordinuar na ka rënë mirë, e sa herë ishim ndaras mund të vërehen pasojat, siç ishte edhe rasti në Interpol”, ka deklaruar ai duke shtuar se për çdo marrëveshje me Serbinë do të kërkojnë referendum./ktv/
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...