Elbert Krasniqi e ka nisur ditën me një vizitë zyrtare në qytetin e tij të lindjes, në Pejë, Ministri u prit nga i pari i komunës, Gazmend Muhaxheri.
Bashkë me kryetarin e komunës, ministri shikoi nga afër punët e bëra nga disa projekte të ministrisë përkatëse.
“Kryetari, Gazmend Muhaxheri na priti në zyre për të diskutuar për procesin e projekteve komunale, projektet ndërkufitare dhe prioritetet e Komunës për të ofruar shërbime komunale më efikase për qytetarët.
Në Komunën e Pejës, administrata komunale, po vazhdon punën me ritëm të rregullt, duke ofruar shërbime për qytetarët shërbime në kohë.
Vizituam shkollën teknike ‘Shaban Spahija’ si një nga projektet e financuara nga Granti i Performancës Komunale dhe projektet në lagjen 7 Shtatori për rregullimin e infrastrukturës te lagjet e banuara nga komunitetet, të financuara nga programi komunal për infrastrukturë socio-ekonomike” ka shkruar Krasniqi në facebook. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...