Infektologu, Valbon Krasniqi, ka thënë se dy persona janë të shtrirë në Klinikën Infektive në gjednje të rëndë.
Pesë janë me oksigjeno-terapi ndërsa në total numri i personave të shtrirë në klinikë është 45. Ai po ashtu ka thënë se rastet e fundit janë kontakte të ngushta familjare të personave.
‘’Tingëllon si numër i madh, por 17 nga këta janë kontakte të ngushta të familëjare. Kur bëni testime me familjarë të ngushtë që kanë pasur kontakte me persona që janë të konfirmuar me virus pritet që të jenë të infektuar’’, tha ai në emisionin Pressing në T7 .
‘’Sot kemi edhe dy të shëruar. Deri në momentin kur e morrëm lajmin kemi 45 persona të shtrirë në klinikë, pesë me oksigjeno-terapi ndërkohë që dy janë në gjendje shumë më të rëndë dhe janë në kujdes intensiv’’, tregon Krasniqi.
Ai ka komentuar edhe rastin e kryeministrit britanik, Boris Johnson, i cili është shtrirë në kujdes intensiv njëmbëdhjetë ditë pasi ka rezultuar pozitiv me virus.
’Rasti i Johnsonit është ajo që po themi se pas javës së parë diku ka dita e dhjetë duhet kujdes më i madh. Komplikimet fillojnë në javën e dytë të sëmundjes. Ne mundohemi maksimalisht që personat ti mbajmë në terapi dhe të mos i vije puna deri aty që të i fusim në respiratorë. Kjo është lufta jonë. Parandalimi i hershëm. Numri i atyre që shërohen plotësisht pas respiratorit është i vogël’’, tregon Krasniqi.
Tutje ai tregon edhe se kur pritet të përfundojë situata me pandemi, duke dhënë një aprashikim dhe se a mund të kthehet në nëntor.
‘’E kam thënë që gjysma e muajit prill do të mund të arrihet kulminacioni. Kemi analizuar shtetet tjera dhe edhe atje diku pas javës së gjashtë apo tetë që të arrihen kulminacionet. Nuk jemi të sigurt, por infeksionet respiratore fillojnë ciklin e tyre në vjeshtë apo dimër dhe pastaj e përfundojnë ciklin në verë. Por nuk ka asgjë të sigurtë’’, shtoi Krasniqi.
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...