Google ADS

Krasniqi: Dy marrëveshje të këqija

22:32 | 14 Shtator 2017
Arbresh.info

Ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se nga kjo që po e shoh, politika e Kosovës nuk është duke i marrë masat e duhura për t’i dhënë vendit orientimin e duhur.

“Kjo politikë që vendin e ka sjellë në ketë gjendje, vështirë që mund ta sjellë ndryshimin e duhur për kombin e shtetin”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Dy Marrëveshje të këqija

  1. Marrëveshja për Demarkacionin kështu si është, është një e keqe e madhe për Republikën e Kosovës, por në ketë fatkeqësi mund të ketë vetëm një fat?! Fati është vetëm nëse Deputetët e Kuvendit të Kosovës i thonë Jo Ratifikimit të kësaj Marrëveshje.
  2. Marrëveshja e dytë është më e keqe se e para dhe kjo është Marrëveshja e 19 prillit 2013 e arritur në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë e cila për çdo ditë të kaluar, shtetin e Kosovës po e bënë jo funksional. Ky jo funksionalitet, sigurisht jo vetëm me fajin e asaj marrëveshje, po e dërgon shtetin tonë drejtë falimentimit dhe ky fakt është tepër i dhimbshëm.

Nga kjo që po e shoh, politika e Kosovës nuk është duke i marrë masat e duhura për t’i dhënë vendit orientimin e duhur?! Kjo politikë që vendin e ka sjellë në ketë gjendje, vështirë që mund ta sjellë ndryshimin e duhur për kombin e shtetin.

Faji i këtyre marrëveshjeve të këqija është i adresuar të të dy qeveritë e kaluara

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme