Deputeti i PDK-se, Memli Krasniqi ka reaguar pas deklaratës së zëvendëskryeministres Albulena Balj-Halimi, e cila tha se në zyrën që është vendosur nuk kishte asnjë simbol shtetëror.
Krasniqi ka kërkuar nga zëvendëskryeministrja Balaj-Halimi që të tregoj se zyrën e cilit ish-zëvendëskryeministri e ka zënë, atë të Avdullah Hotit, apo Haki Abazit në Qeverinë Kurti, pasi sipas tij, largimi i simboleve të shtetit nga zyrat e kryeministrisë duhet të hetohen, raporton arbresh.info.
“Ju e dhatë një deklaratë shumë shqetësuese, numri dy i qeverisë. Ju thatë që kur keni shkuar në zyre, normal pa pranim-dorëzim, ju nuk e keni gjetur as flamurin e Kosovës dhe as Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. Nuk e specifikuat një gjë, në zyrën e cilin ish-zëvendëskryeministër e keni nxënë, a je kanë në zyrën qe ka pas Avdullah Hoti, apo në zyrën që e ka pas Haki Abazi”, tha Krasniqi.
Ai, tha se largimi i simboleve të shtetit konsiderohet shkelje.
“Është shumë me rëndësi me na specifiku se në zyrën e cili zëvendëskryeministër e keni parë të zhveshur nga simbolet shtetërore, sepse zyrat e kryeministrisë nuk janë zyre të OJQ-ve, madje edhe Organizatat Joqeveritare është mirë mi mbajt këto simbole, por në institucione shtetërore, është obligim. Me ligj ma merr mendja që specifikohet si kundërvajtje largimi i simboleve të shtetit”, u shpreh Krasniqi.
Sipas tij ,kushdo që i ka hequr simbolet e shtetit të Kosovës, duhet të jetë i turpëruar dhe duhet të jetë i dënuar si rast nga secili njeri që e ndjen veten qytetar i vendit tonë./arbresh.info
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë