Google ADS

Krasniqi drekon me Presidentin Begaj në Prizren

18:35 | 16 Gusht 2022
E.H

I pari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka drekuar sot në Prizren me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili po qëndron për vizitë të parë zyrtare në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur vetë Krasniqi në rrjetin social Facebook, ku njoftoi se prezentë ishte edhe delegacioni i Begajt, të mirëpritur nga kryetari i komunës, Shaqir Totaj.

E pranishme ishte edhe nënkryetarja e kësaj partie, Vlora Çitaku.

“Pasdite e këndshme në kryeqytetin historik e kulturor të shqiptarëve, në Prizren, ku drekuam me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe delegacionin e tij, të mirëpritur nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj. Jemi një!”, shkroi Krasniqi në Facebook./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme