Krasniqi: Do të jem zë i fuqishëm i të rinjve

16:24 | 30 Gusht 2017
Arbresh.info

Kandidati për asamblist nga radhët e AKR-së në komunën e Drenasit Faik Krasniqi përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka falënderuar strukturat e partisë për mbështetjen e dhënë për zgjedhjet komunale, shkruan arbresh.info

Krasniqi ka thënë se do të jetë zë i fuqishëm i të rinjve të Drenasit brenda kuvendit komunal duke i ngritur problemet që i preokupojnë ata.

Më poshtë mund ta lexoni statusin e tij të plotë:

Sot edhe zyrtarisht e prezantoj para jush kandidaturën time për asamble komunale
të Drenasit! (nr. #13 ) , premtoj se do të jem zë i fuqishëm i të rinjve brenda kuvendit, duke i ngritur temat që janë në interes të të rinjve, duke dhënë ide dhe paraqitur projekte me të cilat të rinjtë do ta kishin më të lehtë ti qaseshin problemeve dhe brengave të tyre.

Falënderoj edhe strukturat e partisë që e kanë aprovuar kandidaturën time, po ashtu i uroj fat dhe sukses të gjithë kandidatëve brenda listës së AKR-ës.

Me respekt
Faik Krasniqi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme