Krasniqi: Do të ishte mirë që partitë t’i japin edhe emrat e ministrave para zgjedhjeve

23:18 | 11 Janar 2021
L G

Albert Krasniqi ka thënë se subjektet politike nuk e kanë obligim ligjor që të bëjnë publike emrat e kandidatëve për kryeministër.

“Subjektet politike nuk e kanë obligim ligjor që të bëjnë publike emrat e kandidatëve për kryeministër. Zgjedhja e kryeministrit është më shumë rezultat i një kompromisi që bëjnë subjektet politike pas procesit zgjedhor. Nuk është praktik e keqe që të propozohet emri i kandidatëve për kryeministër, por mund të ndodh që asnjëri nga këta kandidatë mund të bëhen kryeministra, siç ishte rasti me Vjosa Osmanin dhe Avdullah Hotin. Pra e para ishte e propozuar ndërsa Hoti është bërë kryeministër”, deklaroi Krasniqi në “Debat Plus”.

Krasniqi thotë se do të ishte mirë që subjektet politike të prezantojnë edhe emrat e ministrave të mundshëm nëse ato do të ishin pjesë e qeverisë.

Ai thotë se një tendencë në Kosovë është që të shkohet me kandidatë të ri në moshë si për garën për kryeministër ashtu edhe për deputetë.

Krasniqi thotë se partitë politike kanë bërë zgjedhjet më të mira të kandidatëve për kryeministër, por sipas tij këta kandidatë mund të kenë edhe alternativa.

“Në vend të zotit Kurti mund të kandidohej Glauk Konjufca, në vend të Hotit, Abdixhiku, derisa në vend të Hoxhajt ka mundur të ishte si alternativë Bedri Hamza”, tha ndër të tjera Albert Krasniqi nga KDI.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme