Google ADS

Krasniqi: Do të bëj gjithçka që duhet që PDK-ja të rikthehet aty ku i takon

21:23 | 3 Korrik 2021
S D

Kryetari i ri Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se do të bëjë gjithçka që ky subjekt politik të kthehet aty ku ka qenë, si partia më e fuqishme në vend.

“PDK është parti e njerëzve të mirë të Kosovës e çlirimtarëve e patriotëve, intelektualëve e vizionarëve, mësuesve e profesorëve, mjekëve e infermierëve, artistëve e sportistëve, ndërmarrësve e mërgimtarëve, fermerëve e punëtorëve, grave e burrave që synojnë një jetë të dinjitetshme dhe një shtet që i bën krenarë”.

“Do të bëj gjithçka që duhet që PDK të rikthehet aty ku i takon, si partia më e fuqishme dhe me vizionin më të qartë për vendin. Si adresa politike kryesore për qytetarët tanë. Dhe për të arritur këtë qëllim, e konsideroj fundamental unitetin tonë të rikonfirmuar sot për rrugën para nesh, për nevojën e çlirimit dhe mobilizimit të potencialit tonë të brendshëm dhe bashkëdyzimit të tij me vlerat dhe energjitë e reja që do bashkohen me ne në këtë projekt të ri politik për PDK-në”.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se PDK-ja ka nisur një kapitull të përbashkët politik ashtu siç i ka hije.

“Ju shpreh mirënjohje të pafund të gjithë delegatëve të Konventës së Dhjetë të Partisë Demokratike të Kosovës për besimin, votën dhe mbështetjen që ma dhanë sot, për të udhëhequr partinë tonë në dy vjetët e ardhshme”.

“Familja jonë e përbashkët politike po nisë një kapitull të ri siç i ka hije, duke respektuar pafundësisht të kaluarën, të tashmen dhe kontributin e secilit. Por, gjithmonë duke shikuar kah e ardhmja”, ka shkruar Krasniqi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme