Frashër Krasniqi do të jetë njëri prej deputetëve të Vetëvendosjes.
Ai ka thënë në një intervistë për Klan Kosova nga arresti shtëpiak se nëse ju vjen radha për formimin e qeverisë, ata do ta bëjnë atë.
Krasniqi ka treguar se me kë do të mund ta bëjnë dhe se me kë shohin bashkëpunim.
“Një gjë e garantojmë që nëse vjen mandati tek ne do ta bëjmë qeverinë, pa PDK, pa klanin printo”, ka thënë Krasniqi në Ora e Fundit.
“Me kë do të bashkëpunojmë vendoset brenda Vetëvendosjes. Ne preferojmë të bashkëpunojmë me LDK”, ka pohuar ai.
Kurse për postin e kryeministrit, Krasniqi ka thënë se ka vendosur populli më 11 qershor.
“Nuk është puna që Kurti të bëhet kryeministër, por puna është që të bëhen ndryshime, e askush si Kurti nuk mund t’i sjell ndryshimet në vend”, ka pohuar ai.
“Ne me LDK do të mund të merreshim vesh për disa pika, si korrupsioni, zhvillimi ekonomik dhe arsimi”.
“Nuk besoj se do të ketë probleme sa i përket pozitave sepse edhe LDK ka reflektuar dhe do ta dëgjojë zërin e votuesve të vetë”, ka deklaruar ai.
Krasniqi ka thënë se Albin Kurti është i duhuri për të qenë kryeministër dhe tash për nj bashkëpunim mbetet që të reflektojë edhe LDK.
“Votuesit brenda LDK i kanë dhënë sinjalet e tyre se kë e mbështesin brenda LDK-së. Ata që neve na quanin Brigada të Kuqe, Isa Mustafa ka bërë shumë gabime, por elektorati LDK-së shprehu një tjetër vullnet”.
“Është koha që të gjitha subjektet të reflektojnë”.
“VV ka reflektuar dhe vazhdon të reflektojë duke qenë që është subjekti më i madh në Kosovë”, ka përfunduar ai.
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...