Google ADS

Krasniqi dhe ambasadori italian flasin për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

18:40 | 16 Maj 2024
E.H

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim ambasadorin italian në Kosovë, Antonello De Riu.

Krasniqi tha se me De Riun kanë diskutuar për zgjedhjet e parakohshme në vend teksa, i pari i PDK-së, e ka falënderuar ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Kosovës, përcjell Arbresh.info.

Postimi i plotë:

Në selinë e PDK-së e prita edhe ambasadorin italian në Kosovë, Antonello De Riu.

Zhvillimet politike, qëndrimet dhe vizioni i PDK-së në raport me to, si dhe kërkesa jonë për zgjedhje të parakohshme – ishin tema të diskutimit tonë të përbashkët.

Qytetarët dhe shteti i Kosovës kanë nevojë të shpejtë për zhvillim, përparim dhe integrim.

Ambasadorin De Riu e falënderova për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për Kosovën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme