Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka pritur ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi njoftoi se në takim i ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe partneritet, shkruan Arbresh.info.
Po ashtu, Krasniqi e falënderoi ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj popullit dhe shtetit tonë.
“U pajtuam që thellimi i raporteve miqësore mes dy vendeve tona, të jetë qëllimi për të cilin do të punojmë dhe angazhohemi të dy palët.”, ka shkruar ndër të tjera./Arbresh.info/
Gripi shënjestron të vegjlit, mjekët: Sëmundja zgjat, Pediat...
KEK: Kapacitetet e prodhimit të energjisë janë të gatshme pë...
Peci e bën këshilltar djalin e dëshmorit
OKB: 70% e viktimave në Gaza janë gra dhe fëmijë
Të hënën mbahet seancë plenare
Protesta e opozitës para bashkisë, qëllojnë me sapun objekti...