Krasniqi dhe ambasadori francez flasin për zhvillimet politike dhe të sigurisë në vend

16:56 | 20 Qershor 2024
E.G

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë ato politike dhe të sigurisë, shkruan Arbresh.info.

Ambasadorin Guerot e falënderova për vizitën dhe diskutimin e frytshëm që kishim bashkë.

“PDK, si gjithmonë, do të vazhdojë kontributin e saj të pandalshëm në interes të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës!”, ka shkruar Krasniqi./Arbresh.info/

Të ngjashme