Albert Krasniqi nga Demokraci Plus, njohës dhe monitorues i punës së Kuvendit të Kosovës, ka thënë se 20 vjetorin e themelimit të këtij institucioni, dështimi më i madh dhe më i turpshëm është ai i hedhjes së gazit lotsjellës për pengimin e ratifikimi të marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se jo vetëm për nga forma e kundërshtimit, por edhe mënyra se si u përdor kjo marrëveshje për inate të brendshme e kauza për ardhje në pushtet.
“Në kohën kur Kuvendi i Republikës së Kosovës shënon 20 vjetorin e themelimit, krahas shumë sukseseve, dështimi më i madh dhe më i turpshëm, mbetet ai i hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend për të penguar ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi (2015-2018).
Kështu nuk është vetëm për nga forma e kundërshtimit, por edhe i mënyrës se si u përdorë demarkacioni për inate të brendshme e ndërtim të kauzave për të ardhur në pushtet. Deputetë – shumë prej tyre me shtetësi të dyfishtë – nuk u treguan aspak të përgjegjshëm ndaj interesit të qytetarëve për të udhëtuar pa viza në
Bashkimin Evropian”, ka shkruar ai.
Krasniqi ka uruar që në vitet që do të vijnë, Kuvendi të shërbej si arenë e dialogut të brendshëm dhe e përpjekjeve për t’i dhënë drejtim të mbarë këtij vendi e qytetarëve të saj./arbresh.info/
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi