Monitoruesi i punës së Kuvendit, Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka thënë se deputetët nuk po kanë durim të dëgjojnë njëri-tjetrin, e qytetarët t’i dëgjojnë ata edhe më pak.
Sipas Krasniqit tashmë ata qytetarët i kanë dëgjuar për tre vite dhe nuk thanë asgjë.
Gjithashtu Krasniqi ka bërë kërkesa nga deputetët që të na kursejnë edhe neve edhe veten.Seanca e jashtëzakonshme për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi ka nisur në ora 16:30 dhe po vazhdon teksa nuk dihet se kur mund të përfundojë.
Ky është postimi i plotë:
Në sallën e Kuvenit nuk janë të pranishëm as gjysma e deputetëve. Çka patën për të thënë, e thanë shefat e grupeve parlamentare. Deputetët nuk po kanë durim të dëgjojnë njëri tjetrin, e qytetarët t’i dëgjojnë ata edhe më pak. I dëgjuan për tre vite, nuk thanë asgjë.
Një deputet që ka mbështetjen e të paktën një grupi parlamentar, mund të paraqes mocion procedural për ta përfunduar debatin dhe të shkohet menjëherë në votim. Mocioni shqyrtohet nga shefat e grupeve parlamentare dhe votohet menjëherë.
Kështu na kurseni edhe neve edhe veten.
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...