Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka dënuar tentim vrasjen ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump gjatë tubimit të tij zgjedhor mbrëmë dhe i ka uruar atij rikuperim të shpejtë.
Mes tjerash, Krasniqi ka thënë se aktet e tilla të dhunës janë të papranueshme dhe paraqesin sulm direkt ndaj demokracisë, përcjell Arbresh.info.
Njoftimi i plotë:
Jam thellësisht i tronditur nga atentati ndaj ish-Presidentit Donald Trump gjatë tubimit të tij zgjedhor në Butler të shtetit Pennsylvania.
Akte të tilla të dhunës janë të papranueshme dhe paraqesin sulm direkt ndaj demokracisë.
Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, e dënojmë ashpër këtë sulm dhe solidarizohemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këto momente shqetësuese.
Mendimet dhe lutjet tona janë me ish-Presidentin Trump, familjen e tij dhe popullin amerikan. Urojmë që ish-Presidenti Trump të rikuperohet shpejtë nga ky sulm i rëndë ndaj tij dhe t’i rikthehet aktiviteteve të fushatës zgjedhore.
Kosova dhe qytetarët tanë mbeten të palëkundur në mbështetjen tonë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Arbresh.info
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League