Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se 25-vjetori i fillimit të bombardimeve të NATO-s është moment historik për Kosovën.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se këto bombardime i hapën rrugë realizimit të përpjekjeve të gjata të popullit tonë për liri dhe pavarësi, shkruan Arbresh.info.
“Sot, shënojmë 25 vjetorin e intervenimit të NATO-s në Kosovë, një moment ky historik për popullin tonë. Nga 24 marsi i vitit 1999, për 78 ditë me radhë, bombardimet e NATO-s ndalën gjenocidin serb në Kosovë dhe i hapën rrugë fitores tonë përfundimtare, bashkë me burrat dhe gratë e UÇK-së, në realizimin e përpjekjeve të gjata të popullit tonë për liri dhe pavarësi.”, ka shkruar ai.
Krasniqi u shpreh se mirënjohja për forcat e NATO-s, të prira nga SHBA-të, është e përherhshme dhe e paharruar.
“Sot, Kosova qëndron si një testament i fuqisë së unitetit, guximit dhe qëndrueshmërisë së botës demokratike.”, shtoi kreu opozitar.
Ndër të tjera, ai kritikoi pushtetin për mos organizmin e një manifestimi për nder të kësaj dite.
“Është për keqardhje që ky jubile kaq i rëndësishëm, që ka përcaktuar të ardhmen e shtetit dhe popullit tonë, e gjenë Kosovën pa një manifestim zyrtar institucional. Një tjetër veprim i gabuar i këtij pushteti, që shpërfaq mendësinë shpërfilëse dhe mosmirënjohëse ndaj aletatëve tanë të përhershëm.”, shkroi mes të tjerash ai.
“Megjithatë, nga zemra, duke uruar që shumë shpejtë të jemi edhe ne pjesë e saj, për aleancën e NATO-s kemi vetëm një fjalë: Faleminderit!”, përfundoi kreu i PDK-së./Arbesh.info/
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju