Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi, thotë se Kosova ka bërë mjaft kompromise në bisedimet e Vjenës dhe se nuk mund të bëj më kompromise sa i përket dialogut me Serbinë.
Krasniqi thotë se është për vazhdimin e dialogun me Serbinë, por jo për kompromis të ri.
Postimi i plotë i Krasniqit në Facebook:
BISEDIME PO, POR KOMPROMIS TË RI JO!
Një përgjigje të gjithë atyre që kërkojnë kompromis të ri nga Kosova në dialogun me Serbinë. Kosova e ka bërë kompromisin e madh në Bisedimet e Vjenës, ata që nuk besojnë, le të kërkojnë sqarime nga drejtuesit kryesor të atyre bisedimeve.
1. Ne në Kosovë kemi bërë bisedime politike dhe kompromisin e madh në Bisedimet e Vjenës gjatë viteve 2006 – 2007 nën prezencën dhe mbikëqyrjen e BE-së dhe të Grupit të Kontaktit. Bisedimet janë udhëhequr nga emisari special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.
2. Bisedimet politike të Brukselit (BE-së) padrejtësisht e kanë hapur çështjen e statusit politik të shtetit të pavarur, sovran e demokratik të Kosovës të shpallur në koordinim me Komunitetin Ndërkombëtar e sidomos me vendet e Grupit të Kontaktit, pas bisedimeve të Vjenës.
3. Me shpalljen e Pavarësisë me 17 shkurt 2008 dhe pas përgjegjës se GJND-së në pyetjen e Serbisë, se Shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk bie ndesh me ligjin ndërkombëtar, bisedimet politike me Beogradin kanë qenë të përfunduara. Ketë e ka konfirmuar edhe Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e cila pas vendimit të GJND-së me Rezolutë ka kërkuar nga Kosova e Serbia që të zhvillojnë bisedime teknike për përmirësimin e jetës së qytetarëve te dy vendeve nën mbikëqyrjen e Brukselit.
4. Kosova është për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë në kufijtë ekzistues të njohur edhe ndërkombëtarisht. Serbia po kërkon e kërcënon me agresion të ri mbi Kosovën. Ketë po e kërkojnë zyrtarët më të lartë të saj.
5. Qeveria Serbe duhet të obligohet që të distancohet nga politikat e krimit e të gjenocidit, gjë të cilën ajo nuk e ka bërë, përkundrazi ajo i mohon ato.
6. Nuk duket që kjo klasë politike që qeverisë në Beograd është e gatshme që t’i normalizoj marrëdhëniet me Kosovën e shqiptarët.
7. Ne gjithashtu jemi të bindur se as pala e jonë e as evropianet nuk e kanë gjetur gjuhën që e kuptojnë zyrtarët e lartë në Beograd, të cilët janë trashëgimtarë të politikës së Serbisë se Millosheviqit. Millosheviqi ka kryer krime të gjenocidit në Kosovë, pasardhësit e tij sot i mohojnë paturpësisht ato politika gjenocidale.
8. Beogradi zyrtar është duke i penguar shumë qytetarët serbë të Kosovës që të integrohen në jetën politike e publike në Republikën e Kosovës. Integrimi i serbëve të Kosovës në jetën politike e publike është penguar nga Bisedimet politike të Brukselit.
9. Para bisedimeve politike të Brukselit ka pasur një integrim të dukshëm të serbëve të Kosovës në jetën politike e publike në Kosovë. Lista Serbe si pjellë e Bisedimeve të Brukselit, nuk është për integrimin e serbëve në shtetin e Kosovës, është për copëtimin e Kosovës dhe si e tillë është antikushtetuese (e jashtëligjshme).
10. Gjithashtu ne jemi më shumë se të bindur se Kosova ka bërë shumë kompromise në Bisedimet e Vjenës dhe nuk guxon të bëjë kompromis të ri. Çdo kompromis i ri e bënë jo funksional shtetin. Bisedimet politike në mes Kosovës e Serbisë në Bruksel me mbikëqyrjen e BE-së për më shumë se gjashtë vite s’ishin gjë tjetër vetëm një labirint pa shtegdalje. Edhe nëse do të krijonte dalje, dalja do të ishte ne një pus i pafund. Vazhdimi i këtij labirinti nuk krijon normalizim të marrëdhënieve e as dalje paqësore, pasi të gjitha palët në ketë dialog ishin sa jo serioze aq edhe të papërgjegjshëm.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit