Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka bërë homazhe sot me familjen e tij te varri i Adem Demaçit në Prishtinë.
Në një njoftim në Facebook, Krasniqi ka njoftuar se këto homazhe i bëri sot në kuadër të Javës së Pavarësisë, e cila ka filluar sot, përcjell arbresh.info.
Ai ka shkruar se Demaçi është simbol i sakrificës, guximit dhe atdhedashurisë.
“Bashkë me Melizën, Borën, Malin dhe Verën, bëmë homazhe te varri i qëndrestarit të papërsëritshëm, Bacës Adem Demaçi – duke e nisur kështu Javën e Pavarësisë, përplot me aktivitete, vizita dhe mirënjohje.
Adem Demaçi është simboli i sakrificës, guximit dhe atdhedashurisë – karakteristika të cilat mishërojnë përpjekjet e shumë brezave në rrugën e lavdishme të lirisë.”, ka shkruar Krasniqi.
I pari i PDK-së rikujtoi se natën para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ish-kryeministri Hashim Thaçi e ftoi Demacin për ta njoftuar atë për përgatitjet finale të 17 shkurtit, teksa tha se “baca Adem” s’është vec një emër, por një institucion.
Në fund, ai ritheksoi nevojën për ngritjen e një shtatoreje për Demacin në Prishtinë.
“E kujtoj si sot, Adem Demaçi ishte një ndër personat e vetëm të cilin ish-Kryeministri Hashim Thaçi e kishte ftuar në ndërtesën e Qeverisë në mbrëmjen e 16 shkurtit të vitit 2008, për të ndarë me të të gjitha përgatitjet finale për Ditën e shpalljes së Pavarësisë – përfshirë edhe prezentimin e flamurit të Kosovës. Ishte një ndër momentet më emocionuese që kisha përjetuar deri atëherë.
Baca Adem nuk është thjesht një emër, por është institucion. Prandaj, kujtesa, respekti dhe mirënjohja historike ndaj personalitetit të tij duhet të tregohet edhe përmes ngritjes së një shtatoreje meritore në Prishtinë.
Partia Demokratike e Kosovës do ta merr këtë nismë në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Këtë ia kemi borxh Adem Demaçit. Ia kemi borxh Kosovës!”, ka shkruar Krasniqi./arbresh.info
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin