Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka nderuar heroin Bekim Berisha në përvjetorin e 25-të të rënies së tij.
Krasniqi e ka vlerësuar Berishën si një nga shqiptarët e shquar që nuk e humbi asnjë mundësi për të luftuar kundër regjimit gjenocidal serb. Sipas Krasniqit, në Kroaci, Bosnje e Kosovë, Berisha kishte vetëm një emër dhe një titull: “Hero”.
“Ata që e kanë njohur dhe kanë luftuar krah tij – kanë thënë se vlen sa 1 mijë ushtarë. Ndërkaq, për armikun, ai ishte vetë makthi.
Bekim Berisha – Abeja, është një nga shqiptarët e rrallë që nuk humbi asnjë mundësi për të luftuar kundër regjimit gjenocidal serb. Në Kroaci, Bosnje e Kosovë – ai ka vetëm një emër dhe një epitet: Hero! 26 vite më parë, në betejën e tij t’fundit, atë të Junikut, Abeja i dha Atdheut edhe të vetmen gjë që i kishte mbetur: Jetën e tij! Me bashkëluftëtarët Bedri Shala, Elton Zherka dhe Përmet Vula – ata u përjetësuan në altarin e shenjtë të lirisë. Dritë e pashuar mbi qiellin e lirë t’Kosovës’, shkroi Krasniqi./Arbresh.info
Renditja e Ligës së Kampionëve/ 18 skuadra kualifikohen, rre...
OKB: Mbi 800 kamionë me ndihma humanitare hynë në Gaza
Bizneset kosovare nuk po arrijnë të eksportojnë produkte sht...
Nuk kanë fund ofendimet ndaj Gjestit, Jozi shan rëndë banori...
Tri klube të Serie A i vihet pas Albian Hajdarit
Partia, lideri, programi apo interesi, ja çfarë ndikon tek v...