Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se Bedri Hamza është kryeministri më i mirë që Kosova mund ta ketë sot.
Kjo pasi që, siç tha ai, Hamza është më shumë lider I veprave sesa i fjalëve, shkruan Arbresh.info.
“Ishim sonte në Mitrovicë dhe bashkë me Bedriun do të jemi në çdo cep të Kosovës. E kjo pjesëmarrje e jashtëzakonshme, konfirmon se Bedri Hamza është Kryeministri më i mirë që Kosova mund ta ketë sot. Sepse, më shumë sesa i fjalëve, Bedriu është lider i veprave – i dëshmuar shumë herë në çdo përgjegjësi institucionale që ka mbajtur.”, ka shkruar ai.
Ai theksoi se koha është ta kthejmë Kosovën në drejtimin e duhur.
“Koha është për liderë dhe parti të dëshmuara. Koha është ta kthejmë Kosovën në drejtimin e duhur. Koha është ta zhvillojmë dhe integrojmë Kosovën. PDK është gati!”, ka shtuar mes të tjerash ai.
“Faleminderit Mitrovicë për pritjen!”, përfundoi Krasniqi./Arbresh.info/
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin
“90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në TikTok”, Rama...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 200 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
I dyshuari për sulmin në Gjermani përballet me 5 akuza për v...
“Biletë kthimi e çek me para” – gjashtë avantazhet që ndodhe...