Kryetari i Partisë Demokratikë të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi bashkë me djalin e tij ka bërë homazhe te varri i heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti, në Lezhë në ditën e pavarësisë së Shqipërisë.
Me anë të një postimi në Facebook, Kransiqi tha se Skëndërbeu me ngritjen e flamurit në Krujë griti edhe vetëdijen e kombit tonë për liri e mëvetësi, shkruan Arbresh.info.
“Në ditën e madhe të kombit, me Malin ndalesën e dytë e bëmë në Lezhën e historisë e të përbashkimit, te varri i kryeheroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, i cili, 580 vjet më parë, më 28 nëntor të vitit 1443, ngriti në Krujë flamurin me shqiponjën dykrenare, duke e ngritur kështu edhe vetëdijen e kombit tonë e duke u bërë vet pishtari më i ndritur në rrugëtimin tonë kombëtar për liri e mëvetësi”, shkruan Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.
Para kësaj, kreu i PDK-së kishte vizituar edhe Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit. /Arbresh.info/
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...