Balotazhi në zgjedhjet lokale në disa nga komunat e mëdha në Kosovës, si Prishtinë, Ferizaj, Prizren është i pashmangshëm, vlerëson Albert Krasniqi, menaxher i projekteve në Demokraci Plus, në një intervistë për arbresh.info.
Vëmendja më me madhe në këto zgjedhje që pritet të mbahen më 17 tetor do të jetë në Prishtinë, ku sipas Krasniqit gara do të zhvillohet ndërmjet Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Balotazhi do të jetë i nevojshëm në shumicën e komunave në Kosovë. Prishtina pavarësisht që LVV-je ka pasur rezultat të mirë në zgjedhjet e kaluara parlamentare por që nuk pres që ajo të përsëritet në zgjedhjet lokale, kjo pasi që është përgjysmuar numri i votave të diasporës. Në Prishtinë, balotazh pritet të ketë në mes të kandidatit të LVV-je dhe atij të LDK-së”, tha Krasniqi.
Krasniqi thotë se qytetarët e Prishtinës kanë opsione dhe se të gjitha profilet janë mjaftë të diskutueshëm.
Në Prishtinë, VV do të garoj me Arben Vitin, i cili aktualisht është ministër i Shëndetësisë në Qeverinë Kurti, LDK me Përparim Ramën, PDK me Uran Ismailin, AAK me Daut Haradinaj e AKR me Gëzim Mehmeti, pasi Selim Pacolli nuk është certifikuar.
E përveç tij, nuk janë certifikuar edhe disa kandidatë tjerë për kryetar komunash, përfshirë Sami Lushtakun e PDK-së.
Për Albert Krasniqin është shqetësuese që kandidatët për kryetar të komunave të kenë precedent penal.
“Në bazë të të dhënave të Këshillit Gjyqësor të Kosovës ka rezultuar që kanë pasur probleme me ligjin, pra që kanë qenë të dënuar në tre vitet e fundit për vepra penale dhe kjo është shqetësuese, ku personat të cilët synojnë të merren me çështje publike dhe vendosin për jetën e qytetarëve për menaxhimin e atyre komunave të jenë persona që kanë probleme me ligjin”, tha ai.
Gjykata Kushtetuese në vitin e kaluar në rastin e Etem Arifit në aktgjykimin e saj u kishte ndaluar kandidimin për poste publike të gjithë atyre që në tre vitet e fundit kanë pasur dënim me aktvendim të potë të gjykatës./arbresh.info/
Sipas Krasniqit do duhej që vetë partitë politike të ishin më të përgjegjshëm në këtë drejtim dhe këta persona ti filtronin qysh në fillim pa pasur nevojë që ti dorëzojnë në KQZ dhe të refuzohen.
Me rastin e Etem Arifit, ku ka interpretuar këtë normë juridike, unë mendoj që interpretimi atëherë ka qenë i gabuar për shkak se nuk do duhej që të gjithë të kategorizohen njëjtë pavarësisht veprës penale e cila është kryer”, tha Krasniqi.
E kandidatët për komunën e Prishtinës, Krasniqi thotë se qytetarët e Prishtinës kanë opsione dhe se të gjitha profilet janë mjaftë të diskutueshëm.
Për më shumë shikoni intervistën e plotë:
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...