Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka komentuar futjen në politikë të pjesëtarëve të UÇK-së. Krasniqi nëpërmjet një shkrimi ka thënë se ndihet mirë me profesionin e politikanit klandestin, siç ai e quan veten, si anëtar i Lëvizjes Kombëtare për Çlirim.
“Ndjehem fort mirë me profesionin e politikanit klandestin (si anëtar i Lëvizjes Kombëtare për Çlirim) dhe vazhdoj të ndjehem shumë krenar me detyrën e Zëdhënësit të SHP të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dhe secili që ka qenë pjesëtarë i UCK-së, me armë apo pa armë duhet të njihet më shumë se mirë. Vetëm në rrethana të tilla të vështira, njerëzit e tregojnë integritetin e tyre”, ka shkruar Krasniqi.
Postimi i plotë i Krasniqit:
ATA TË PUSHKËS ÇLIRIMTARE TE NDJEHEN MIRË!
Pas luftës, pasi e formuam Partinë e Progresit Demokratik (më vonë PDK-në), në selinë e partisë pat ardhur një gazetar i huaj. Nuk me kujtohet se nga cili vend ishte, por me kujtohet pyetja e parë që ma bëri:
Si po e ndien veten pas kalimit nga shinjelli i ushtarakut në atë të politikanit?
Përgjigjja ime ishte: Unë jam kthyer në shinjellin që e lashë para Luftës Çlirimtare, u riktheva në shinjellin që më rri më mirë, në atë të politikanit!
Nuk e di si ndjehen të tjerët kur i ndërrojnë profesionet, por dua të them se, me profesionet që i kam zgjedhur vet (pa votën e askujt), vazhdoj të ndjehem më shumë se mirë. Kështu ndjehem me profesionin e mësuesit e më vonë të profesorit, të cilët i ushtrova vetëm pak vite.
Ndjehem fortë mirë me profesionin e politikanit klandestin ( si anëtar i Lëvizjes Kombëtare për Çlirim) dhe vazhdoj të ndjehem shumë krenar me detyrën e Zëdhënësit të SHP të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Dhe secili që ka qenë pjesëtarë i UCK-së, me armë apo pa armë duhet të njihet më shumë se mirë. Vetëm në rrethana të tilla të vështira, njerëzit e tregojnë integritetin e tyre.
Integriteti gjithnjë e ka çmimin e lartë, pasi integritet ka aty ku shkalla e rrezikshmërisë është e lartë!
Edhe sot pas 18 viteve e më shumë pas luftës çlirimtare, Ata të pushkëve duhet të ndihem më shumë se krenarrë! Të tjerët e dinë vet!
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...