Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka reaguar të martën rreth paralajmërimit se Prishtina dhe Beogradit sot në Bruksel do të bisedojnë për çështjen e Asociacionit të komunave serbe.
Ai shkruan se politika e Serbisë përmes Daciqit, jo për herë të parë po e kërkon një Asociacion, Bashkësi të komunave serbe në Kosovë, që në fakt është një nivel i pushtetit për serbët e Kosovës, i cili nivel nuk parashihet as në Dokumentin Gjithëpërfshirës të Vjenës e as në Kushtetutën e Kosovës.
“Qeveria e Kosovës dhe Brukseli zyrtar, konsideroj se është koha që Daciqit e daciqëve të tjerë, duhet t’ua bëjnë të ditur se: Si në Dokumentin e Ahtisarit, ashtu edhe në Kushtetutën e Kosovës dhe në jetën institucionale ekziston një Statut i Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe se serbët nuk kanë nevojë që të kenë asociacion tjetër. Pra, serbët, pa bisedimet e Brukselit, mund ta marrin Statusin ekzistues të komunave dhe ta formojnë asociacionin që u takon, pra ashtu siç është edhe për komunat e tjera të Kosovës. Ndërsa, vet kërkesa për t’u biseduar Asociacioni në Bisedimet e Brukselit do të thotë se fjala nuk është për Asociacion, por për diçka më shumë. Dhe ajo diçka më shumë nuk mund të behët pa ndryshimet kushtetuese. Dhe procedurat sesi ndryshohet kushtetuta janë të njohura. Madje edhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka thënë fjalën e saj”, shkruan Krasniqi.
Më tej, ish-kryeparlamentari Krasniqi shkruan se të gjithë, në Kosovë e në Bruksel duhet ta dinë se nuk është fjala për Asociacion të komunave me shumicë serbe, por për një Republika Serbska në Kosovë, të ngjashme me atë të BeH.
“Kushdo që ta injoron ketë, merr përgjegjësi të madhe mbi vete! Pasi këtu nuk po kërkohen të drejtat që u takojnë qytetarëve serbë të Kosovës me dokumentet e përmendura, por po kërkohet minim i rrezikshëm në Republikën e Kosovës. Minim që rrezikon funksionimin e shtetit dhe të ardhmen e tij dhe të gjithë qytetarëve pa dallim! Prandaj, kujdes se çka po bisedoni dhe me kë po bisedoni!”, shkruan Krasniqi.
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...