Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik sot ka konfirmuar 53 raste të reja në territorin e Kosovës.
Pas numrit të rritjes së shpejt të rasteve të reja, infektiologu Krasniqi u ka bërë apel kosovarëve që të i mbajnë masat e të mos i shtrëngojnë duart.
Ai i porositi qytetarët që të përshëndeten me zemër e jo më duar.
“Qytetarë të nderuar,
Ju lutem,
MBANI MASKAT!
MOS I SHTRENGONI DUART!
Përshëndetuni me zemër – JO me duar”, ka shkruar ai.
Sonte rastet e reja me koronavirus janë nga këto komuna: komuna e Vushtrrisë 18 raste (sipas vendbanimit: 11 raste Stanovc i epërm, 4 raste Vushtrri, 1 rast Gllavotin, 1 rast Maxhunaj dhe 1 rast Dumnicë e poshtme), komuna e Prishtinës 18 raste (sipas vendbanimit: 18 raste Prishtinë), komuna e Istogut 11 raste (sipas vendbanimit: 11 raste Shushicë), komuna e Rahovecit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Fushë Kosovë, Skifteraj-Viti dhe Pejë.
Policia dhe Prokuroria në Ferizaj diskutojnë për avancim të ...
Ikin mërgimtarët, s’ka pritje në pikalimet kufitare
Suedia porosit tanke me vlerë gati dy miliardë dollarë
Flamuri në Ambasadën e SHBA-së valon në gjysmështizë
Superliga e basketbollit vjen sonte me dy superduele
Lajçak takon shefin e OKB-së, flasin për Ballkanin Perëndimo...